Ballina Aktualitet Shqipëri Ndahet nga jeta si pasojë e Covid-19 biologu shqiptar, miqtë bëjnë postimin...

Ndahet nga jeta si pasojë e Covid-19 biologu shqiptar, miqtë bëjnë postimin prekës

Ndërron jetë nga COVID-19 biologu Ferdin Liçaj.

Mësohet se Liçaj kishte disa ditë që ishte diagnostikuar me koronavirus.

Miqtë shprehen se Ferdini ishte me shumë projekte dhe ëndrra, të cilat u lanë përgjysmë.

Postimi i miqve të tij:

Sot u nda nga jeta, sot u nda nga ne, miku im, miku dhe shoku i të gjithë pylltarëve, inxhinier Ferdin Liçaj! Një lajm që na shokoi, na befasoi, na krijoi shumë dhimbje, shumë boshllek, shumë hidhërim.

Virusi tinzar, i tmerrshëm, i pabesë, i pamëshirshëm, na e mori Ferdinin tonë. Na e mori në moshën me të mirë, në moshën ku Ai kishte shumë projekte, shumë endrra….

Ne, që e njohim që në hapat e para të rrugëtimit, nuk do ta harrojmë kurrë njeriun e mirë, njeriun e mençur,njeriun fisnik, intelektualin erudit, nuk do ta harrojmë kurrë ekspertin pasionant,te dashur, te talentuar të pylltarisë shqiptare, nuk do të harrojmë poetin që i këndoi jetës, vendlindjes, bukurisë dhe madhështisë se natyrës, nuk do të harrojmë përkthyesin e palodhur dhe të talentuar, nuk do të harojmë familjarin shembëllor, të dashur, të ëmbël, të përkushtuar..

Ngushëllime familjes, të afërmve, miqve, shokëve, kolegëve, që patem fatin dhe privilegjin të miqësohemi dhe të bashkëpunojmë me te. Sa shume do na mungosh o miku yne! I paharruar kujtimi dhe gjithë kondributi i Tij! Lamtumirë i dashur dhe i shtrenjti Ferdin Liçaj ! Lamtumirë o miku ynë i mirë!

@tn.lajmelokale
@tetovanews