Ballina Shëndeti Koronavirusi NASA gjen mënyrën si të mposhtim koronavirusin, ja pajisja që na vjen...

NASA gjen mënyrën si të mposhtim koronavirusin, ja pajisja që na vjen në ndihmë

Rastet me Covid19 sa po vijne e rriten cdo ditë e më shumë, shkencëtarët e NASA duket se kanë gjetur një mënyrë parandalimi.

Mbajtja e duarve larg fytyrës këshillohet nga mjekët, si diçka e domosdoshme për t’u mbrojtur nga infektimi me Covid-19.

Por ky nuk është një zakon i lehtë për t’u hequr, dhe NASA ka menduar të gjejë një zgjidhje.

Agjencia hapësinore ka krijuar një objekt, i cili mbahet në qafë dhe sinjalizon përdoruesit kur ata bëhen gati të prekin fytyrën.

I ashtuquajturi “Pulsi”, mund të vihet rreth qafës, e sapo mbajtësi i tij ngre dorën në drejtim të fytyrës, objekti dridhet.

“Pulsi” nuk është në shitje, por çdo kush mund ta ketë ate. Mjafton të shkoni te faqja e NASA dhe do të gjeni të gjitha udhëzimet e publikuara, sesi mund ta ndërtoni vetë atë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews