Ballina Sport Mrekulli shqiptare, Kukësi, e Laçi vijojnë udhëtimin europian

Mrekulli shqiptare, Kukësi, e Laçi vijojnë udhëtimin europian

Kukësi i bashkohet Teutës dhe Tiranës në raundin e radhës së Europa League, pasi eliminoi bullgarët e Slavias së Sofjes.

Edhe pse në letër dukej një ndeshje e vështirë, nënkampionët e Shqipërisë treguan grintë dhe dëshirë për t’u konfirmuar më tej në futbollin europian.

Ndeshja nisi e barabartë me të dyja ekipet që në pjesën e parë më shumë studionin njëra tjetrën sesa sulmonin.

Goli i parë për Kukësin erdhi në minutën e 57 me anë të një penalltie që u dërgua në rrjetë nga Friday.

Miqtë barazuan në minutën e 81 me Krastev. Kur mendohej se ndeshja do të shkonte drejt shtesës vjen dhe goli i avantazhit për djemtë e Gegës me anë të Cooper.

Ndërkohë, Laçi u kualifikua në raundin tjetër të Europa League pas goditjes së 11-metërshave.

Ndeshja ndaj Keshlas së Azerbajxhanit përfundoi 0-0, ndërsa Laçi kaloi më tej pasi u tregua i saktë në të pesta penalltitë, ndërsa vendasit gabuan 11-metërshin e fundit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews