Ballina Shëndeti Koronavirusi Mjekja e Infektivit: Covid po prek edhe moshat e reja, nuk janë...

Mjekja e Infektivit: Covid po prek edhe moshat e reja, nuk janë ditë të lehta (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në “Facebook” mesazhin e mjekes së Infektivit Migena Qato drejtuar qytetarëve.

Ajo shprehet se numri i rasteve të reja me koronavirus është shtuar në mënyrë të konsiderueshme ditët e fundit dhe se tashmë janë prekur në masë nga ky virus edhe moshat e reja.

Për këtë arsye, ajo bën thirrje që të tregohen të kujdeshëm, duke ruajtur distancimin social, sepse “Covid nuk ka preferencë në moshë”.

“Po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qenë jo të lehta për ne, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq. Tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë. Ndaj apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë distancën sociale, sepse tani Covid nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit.”

@tn.lajmelokale
@tetovanews