Ballina Kronika ‘Më hëngrën 18 krerë bagëti brenda natës’ Ujqërit bëjnë kërdinë në fshatin...

‘Më hëngrën 18 krerë bagëti brenda natës’ Ujqërit bëjnë kërdinë në fshatin shqiptar (VIDEO)

Ujqërit dhe çakejtë janë kthyer në një rrezik serioz për banorët fshatit Povelc e Darzezë të Fierit. Ata bëjnë kërdinë në bagëti e shpendë, por mjaft të rrezikuar janë dhe fëmijët. Sipas banorëve kafshët e egra shfaqen nga pylli Bishtmbret, ndërsa kjo problematikë ka tre vite që i shqetëson. Ata kërkojnë marrjen e masave, pasi blegtoria është e vetmja mundësi mbijetese për ta.

“Ujku është pothuajse i përnatshëm këtu, po mos ta ndjejmë që në moment ai të bën hatanë. Para një muaji ma mori kafshën. Çakalli ka frikë nga ujku, kur nuk i ndjen çakejtë është ujku në zonë. Kur largohet ujku që këtu fillojnë çakejtë ulërijnë” u shpreh një banor.

Sipas ish-kryeplakut të fshatit tufat e ujqërve kanë ngrënë brenda një nate edhe 18 krerë bagëti. Në pamundësi të një zgjidhje, ai tregon se për të mbrojtur bagëtitë, familjet e zonës janë të detyruar të bëjnë roje.

“Sot e 3 vjet ka rënë ujku këtu në fshat dhe kanë ngrëne 18 krerë bagëti brenda në vathë. Kanalet janë pa pastruar dhe ai rri në kanal freskët. Edhe pardje po bën 2-3 ditë i ka marrë një gjitonit tonë këtu 3 krerë qengja. Ne këtë zanat kemi vetëm që rrimë mblidhemi familjarisht e ruajmë mallin që të mos hyjë këtu brenda” u shpreh ish-kryeplaku.

Për sa kohë nuk do të merret një zgjidhje për këtë problem, këta kafshë të egra do të jenë një kërcënim për banorët e fshatit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews