Ballina Sport Lyon nuk ka fat, Bayern dhe PSG do të ndeshen për “kurorën”...

Lyon nuk ka fat, Bayern dhe PSG do të ndeshen për “kurorën” në Lisbonë

Champions League tashmë e ka dhe finalen e saj. Bayern Munchen do të përballet më 23 gusht me Paris Saint Germain në një duel yjesh në Lisbonë, për të fituarën “kurorën” e ekipit më të mirë të Europës për sezonin 2019-2020.

Gjermanët mundën në gjysmëfinale francezët e Lyon me rezultatin e pastër 0-3 në një ndeshje që shkaktoi emocione të shumta.

Ndeshja filloi e barabartë, me Lyon që kishte dy mundësi të pastra për të kaluar në avantazh, por që gaboi rëndë përpara portës.

“Pancerat” dalëngadalë morën zotërimin e topit dhe në minutën e 18 kaluan në avantazh me Gnabruy, i cili shënoi një supergol fal një aksion vetiak. Në minutën e 33 Gnabry tregoi se nuk është rastësisht te kampionët e Gjermanisë, duke shënuar dhe të dytin.

Në pjesën e dytë francezët hodhën në fushë dhe ato pak forca që kishte bankinë, por që nuk mundën të bënin asgjë përballë furisë gjermane. Me kalimin e minutave dhe besimi i tyre në një kualifikim të mundshëm u zbeh. Në fundin e takimit vjen dhe goli i të përheshmit Lewandowski.

Tashmë gara për Champions League është në stacionin e saj të fundit dhe Franca dhe Gjermania do të kenë një “betejë” tjetër kësaj radhe në fushën e futbollit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews