Ballina Aktualitet Liderët e partive politike shqiptare nuk shkojnë në takimin e thirrur nga...

Liderët e partive politike shqiptare nuk shkojnë në takimin e thirrur nga Ahmeti

Asnjëri nga liderët shqiptarë të ftuar në takim nga kreu i B D I-së Ahmeti nuk është paraqitur në orarin e paraparë të takimit. Krerët e partive Ziadin Sela, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami që një ditë më parë njoftuar se kryesisht janë “pro” koordinimeve të këtilla mes faktorit politik shqiptarë në vend, por kishin kushte. Sela dhe Gashi kërkuan rend të qartë dite të takimit dhe një datë tjetër, nga e hëna dhe andej, kurse Kasami kishte kërkuar që liderët e partive që nuk janë nënshkruese të Deklaratës së përbashkët, të deklarohen publikisht e mbështesin atë dhe të caktohet një takim tjetër.

Në mungesë të liderëve në takim, Ahmeti është në takim joformal me gazetarët për t’u përgjigjur në pyetjet për zhvillimet aktuale politike.

“Vlerësuam që është ne dobi tone dhe opinionit. Kam thirr tryeze të partive politike me qëllim me te mire që edhe ata të jene pjesë e te gjitha proceseve qe po ndodhin. Desha të falënderoj partitë shqiptare për rrumbullakësimin e pjesëve normative te Marrëveshje së Ohrit, ligjin për gjuhet,ndryshimet kushtetuese dhe çështje tjera. Iu bëj ftese te jenë jo përkraheshe të BDI por të jene aktiv ne aktivitetet qe duhet ti ndajmë për implementimin e gjitha atyre normave për të mirën e vendit. Desha të dëgjoj mendimet e tyre se si ta bëjmë politiken me të shëndoshe, si te jemi me të fortë e të bashkuar qe te jemi me të suksesshëm”, tha mes tjerash Ahmeti.

@tn.lajmelokale
@tetovanews