Ballina Aktualitet Kosova i hapi kufijtë edhe me Maqedoninë e Veriut

Kosova i hapi kufijtë edhe me Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje korresponduese ku ka miratuar projektligje, vendime dhe dokumente të tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, transmeton Koha.net.

Është miratuar edhe vendimi për hapjen e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Serbisë.

Ndryshe, Mali i Zi prej nesër do t’i hapë kufijtë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës, deklaroi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha.

Nuk lejohen të hyjnë në Itali apo të udhëtojnë persona që nuk i përkasin territorit të BE-së apo të Shengen ku përfshihet dhe Shqipëria. Janë ndaluar kategorikisht deri më 5 shtator udhëtimet e personave që vijnë nga vendet që i përkasin një liste prej 16 shtetesh ku përfshihen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.

Ndërprerja e lidhjes ajrore dhe detare të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë si dhe vendimi që i referohet kufijve tokësor vazhdohet deri më 15 gusht 2020, ka njoftuar zëvendësministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalas.

@tn.lajmelokale
@tetovanews