Ballina Shëndeti Këshilla Konsumoni pjeprin, është më shumë se një frut vere!

Konsumoni pjeprin, është më shumë se një frut vere!

Edhe pse vera duket ende larg, urojmë që gjatë qershorit t’i themi mirupafshim xhaketave e xhupave, në tregjet shqiptare nuk mungon një prej frutave karakteristikë të kësaj stine: pjepri.

I pasur me ujë fosfor, kalcium, kalium, vitamina dhe fibra  ai ndihmon në mënyrë domethënëse hidratimin e organizmit tuaj, sidomos kur temperaturat janë tepër të larta. organizmin.

Vitaminë A për të parandaluar radikalet e lira: Pjepri është i pasur me vitaminë A dhe veçanërisht me beta karoten, të cilat ndihmojnë në parandalimin e formimit të radikaleve të lira, të cilat çojnë në plakjen e qelizave.

Vitamina B kundër urisë nervore: Pjepri është i pasur edhe me vitaminë B, e duhura për të shuar urinë nervore dhe për të përmirësuar humorin në përgjithësi. Vitamina B mund të përmirësojë edhe shikimin dhe ndihmon në riforcimin e kockave dhe të dhëmbëve.

Pjepri është freskues dhe diuretik: Pjepri është një nga ushqimet më të preferuara në verë: ai është shumë freskues dhe ka vlera diuretike, pastruese dhe laksative. Pikërisht për këtë vlerat e tij duhen marrë në konsideratë edhe kur vuani nga kapsllëku dhe hemorroidet, sepse ndihmon në eliminimin e këtyre shqetësimeve të bezdisshme dhe shumë të zakonshme.

I duhuri për të luftuar të nxehtin dhe dehidratimin: Nuk duhet harruar se pjepri është i pasur edhe me kalcium, fosfor, magnez dhe kalium. Kur zorrët bëhen “dembele” për shkak të temperaturave të larta, atëherë pjepri kthehet në një bekim të vërtetë. Ai është mjaft i mirë edhe për gjakun, sepse ka veti antiinflamatore, diuretike, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon kolesterolin, ndërsa ul dhe trigliceridet e larta në gjak.

@tn.lajmelokale
@tetovanews