Ballina Aktualitet Lajme KESHILLAT: E vetmja gjë që mund të kontrollosh tani në pandemi

KESHILLAT: E vetmja gjë që mund të kontrollosh tani në pandemi

Në fillim të pandemisë Zvi Band nxori një copë letër të bardhë dhe bëri një vijë në mes të saj.

Pastaj ai bëri dy lista. Në njërën anë, ai shkroi gjërat që nuk mund t’i kontrollojë: sa kohë do të zgjasë izolimi, vijimësia e biznesit të tij, nëse apo kur do të ketë një vaksinë.

Nga ana tjetër, ai renditi gjërat që mund t’i kontrollojë: si e kalon kohën dhe me kë e kalon, si kujdeset për gruan dhe familjen e tij, informacioni që merr, ushqimet që ha, masat që zbaton.

Kur ai e mbaroi listën, grisi fletën në dy pjesë dhe hodhi në mbeturina gjysmën që kishte shkruar gjërat që nuk mund të kontrollonte.

Ai e vendosi listën e gjërave që mund të kontrollojë pranë kompjuterit të tij.

“Më kujton të qëndroj i përqendruar dhe se jam në gjendje të kontrolloj gjendjen time emocionale,” thotë 36-vjeçari Band, CEO i një kompanie në Uashington.

Vetëkontrolli është aftësia për të menaxhuar mendimet, ndjenjat dhe veprimet tuaja për të arritur një qëllim, është një aftësi e nevojshme për të mbijetuar në epokën e Covid-19.

Megjithatë, shumë njerëz e kanë të vështirë të kontrollojnë veten e tyre këto ditë. Kur jemi nën stres ekstrem, truri ynë punon më shumë për të rregulluar emocionet, vëmendjen dhe sjelljen tonë. Në të njëjtën kohë, kemi më shumë shpërqendrime, më pak mundësi për lehtësimin e stresit dhe gjumë më të keq.

E gjithë kjo shkatërron aftësinë tonë për të qëndruar të motivuar, thonë ekspertët.

@tn.lajmelokale
@tetovanews