Ballina Argëtim Showbiz Jo vetëm në muzikë, Dua Lipa tregon talentin e saj dhe në...

Jo vetëm në muzikë, Dua Lipa tregon talentin e saj dhe në këtë profesion (VIDEO)

Dua Lipa është një ndër artistet më të suksesshme të momentit me famë botërore. Prej pak kohësh, artistja shqiptare është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara për të qenë pranë të dashurit të saj, Anwar Hadid.

Mediat e huaja raportuan ditën e sotme, se ylli i hitit “Un Dia” ka marrë një shtëpi pranë Hadid në Beverlly Hills. Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në një programet më të shikuara në Amerikë “Jimmy Kimmel Live”.

Këngëtarja e ka nisur mbrëmjen me një monolog, por teksa po fliste për disa video dhe disa intervista që mbajti, ajo që ra në sy ishte talenti i saj në prezantim. Kujtojmë që Dua pritet të sjellë këtë muaj disa projekte të reja muzikore.

Ajo është bërë bashkë me disa emra të mëdhenj të skenës muzikore botërore, për të sjellë disa këngë remix që janë pjesë e albumit të saj më të fundit “Future Nostalgia”. Përpos Madonnës, ylli shqiptar ka bashkëpunuar edhe me Gween Stefani dhe Mark Ronson, ndërsa është përfolur për një duet të mundshëm dhe me Miley Curus. /abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews