Ballina Bota Italia nuk e përjashton rikthimin e karantinës

Italia nuk e përjashton rikthimin e karantinës

Italia nuk e përjashton rivendosjen e karantinës kundër koronavirusit.

Në një intervistë për gazetën Correre della Sera, koordinatori i Komitetit Tekniok Shkencor, Agostino Miozzo shprehet se kthim pas do të ishte një katastrofë, por nëse infektimet rriten, atëherë mbylljet lokale nuk përjashtohen.

Miozzo apelon për një përgjigje më të koordinuar në nivel europian ndërkohë që për aktivitete si baret dhe diskotekat urdhëresat kufizuese mbeten në fuqi.

Objektivi kryesor i kësaj përballjeje mbetet gjithësesi rifillimi shkollës që është sot problemi kryesor social që rrjedh nga situata e pandemisë.

“Ky është prioriteti ynë, sektori ku matet fitorja e betejës sonë. Ne duhet të garantojmë rikthimin e sigurtë të fëmijëve në leksione, të mësuesve, personelit.

Rrezikojmë të çojmë dëm çdo përpjekje dhe kjo më shqetëson dhe më irriton. E kemi parasysh se çfarë do të thotë të rikthehemi në mësimin në distancë?

Do të ishte një ankth. Dhe pastaj rifillimi i punës, transporti publik në regjim të plotë…Më shqetëson ndjesia e paprekshmërisë te të rinjtë.

Nëse vazhdon kështu ndalimet do të jenë të pashmangshme. Ecuria e kurbës epidemike na thotë se Italia ëstë në lëvizje dhe virusi po udhëton.

Nëse na krijohen vatra të reja do të kemi probleme serioze. Nuk mund ta lejojmë”, shprehet Miozzo.

Qëndrimet e ekspertit italian kanë rëndësi edhe për vendin tonë, pasi siç e pamë gjatë periudhës së mars-prill, masat e marra në Itali u pasqyruan identikisht në Shqipëri.

Kryeministri Rama e përjashtoi rikthimin e karantinës por për shkollën dhe rinisjen e mësimit nuk dihet ende asgjë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews