Ballina Bota Itali, fillon rritja e qëndrueshme e numrave me COVID-19: Masa karantine për...

Itali, fillon rritja e qëndrueshme e numrave me COVID-19: Masa karantine për Greqinë dhe Spanjën

Po krijohet një trend rritjeje të qëndrueshme në Itali, për sa i përket bilancit të pandemisë.

Sot autoritetet kanë deklaruar 481 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që dje ishin 412, për një total 251.713 të infektuar nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, ne 24 orët e fundit janë 10 viktimat, që çojnë bilancin në 35225.

Rajonet më të prekura kthehen ato “tradicionale”, e para Lombardia me 102 raste, Veneto me 60 dhe Piemonte me 42, ndërkohë që situata e djeshme ku Sicilia ishte rajoni më i prekur u shkaktua më së shumti nga 73 emigrantë afrikanë të rezultuar pozitivë në një qendër mikpritëse.

Ndërkohë autoritetet italiane po marrin masa për turistët që vijnë ose kthehen në Itali. Në Pulia bëhet me detyrim karantina për personat që kthehen nga Spanja, Greqia dhe Malta, përtej vendeve për të cilët parashikohej edhe më parë, ndër to edhe Shqipëria.

@tn.lajmelokale
@tetovanews