Ballina Aktualitet Institucionet heshtin për protestat, Xhaferi: Është e çuditshme se si u rrit...

Institucionet heshtin për protestat, Xhaferi: Është e çuditshme se si u rrit çmimi i energjisë elektrike pas zgjedhjeve (VIDEO)

Të enjten përfundon ultimatumi që këshilli organizativ i prot*estave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike ua kanë caktuar institucioneve. Njëri nga organizatorët e protestës në Tetovë, Arianit Xhaferi thotë se Komisioni Rregullator për Energjetikë, Qeveria dhe Kuvendi heshtin ndaj kërkesave të tyre, por thotë se nuk do të tërhiqen. Heshtja e tyre, thotë se po i detyron ata të bëhen më të zëshëm. Në këtë drejtim, ai shpreh shqetësimin se protestimi paqësor mund të humb kuptimin dhe protestuesit të radikalizojnë veprimet e tyre në të ardhmen.

“Në prot*estën e parë u thamë se do të kenë afat 10 ditë pune dhe kjo skadon të enjten e kësaj jave dhe nga e premtja do të ketë përsëri reagime dhe do të mbahen në të gjitha qytetet që janë mbajtur javën e kaluar. Në Kumanovë, në Shkup, në Tetovë, në Gostivar, në Strugë dhe Kërçovë.

Vazhdimisht bëjmë thirrje që të na bashkëngjiten edhe qytetet tjera, sepse problemi nuk është lokal, por nacional”, u shpreh në emisionin “10Minuta” në TV21, Arianit Xhaferi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews