Ballina Bota Europa përfshihet nga i nxehti afrikan, sfidë mbajtja e maskës në 40...

Europa përfshihet nga i nxehti afrikan, sfidë mbajtja e maskës në 40 gradë

Europa po përjeton ditë të nxehta me temperatura që janë pranë rekordeve. Mërkuri ju afrua 40 gradëve në disa zona, duke u shtuar vapën ekstreme paralajmërimeve shëndetësore në kontinentin që po i druhet një rishpërthimi të dytë të infektimeve me koronavirus.

Në kryeqytetin francez, termometri shënoi 42 gradë celsius këtë të diel. Kurse në Madrid, banorët u janë drejtuar parqeve me shatërvanë, por edhe lumenjve e liqeneve.

Në Romë, ku termometri shënoi 39 gradë të premten, autoritete u kërkuan të moshuarve dhe fëmijëve të mos dalin gjatë orëve të pikut.

Temperaturat e larta janë pasojë e masave të ngrohta që vijnë nga kontinenti afrikan./Opinion.al