Ballina Sport E pabesueshme: Prishtina do të luajë në Europë me lojtarë borxh

E pabesueshme: Prishtina do të luajë në Europë me lojtarë borxh

UEFA ka marrë vendimi që ndeshja mes FC Prishtinës dhe skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln, të zhvillohet.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen në këtë rast është se skuadra e Prishtinës do të luajë në këtë takim me lojtarë borxh, të marrë nga skuadrat e tjera të elitës së futbollit në Kosovë.

“Prishtina do të përfaqësohet me skuadër tjetër dhe me jo pjesëmarrës që ishin në Gjibraltar. FC Prishtina publikisht falënderon skuadrat e Feronikelit, Llapit, Trepçës ’89, Flamurtarit, Ballkanit, Drenicës dhe Vushtrrisë që në mënyrë urgjente i kanë dal në ndihmë Prishtinës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Tashmë, Prishtina po lufton që ndeshja të shtyhet për të shtunën më 22 gusht dhe jo të premten më 21 gusht siç kanë vendosur vendasit e Lincoln.

Takimi i parë mes dy skuadrave u anulua pasi 8 lojtarë të Prishtinës rezultuan pozitivë me koronavirus.

@tn.lajmelokale
@tetovanews