Ballina Aktualitet Shqipëri Del situata jashtë kontrollit në plazhin e Darëzezës: Mbipopullohet vija bregdetare, nuk...

Del situata jashtë kontrollit në plazhin e Darëzezës: Mbipopullohet vija bregdetare, nuk respektohen protokollet e sigurisë (VIDEO)

Në plazhin e Darëzezës situata ka dalë jashtë kontrollit.

Mijëra pushues kanë ardhur nga disa qytete të vendit tonë, ku kanë mbushur të gjithë bregdetin.

Temperatuarat e larta kanë bërë që në të dyja bregdetet, të Darëzezës dhe të Semanit, në fundjavë, sidomos pasditeve të popullohen me turistë të shumtë.

Përsa i përket situatës pandemike në të cilën gjendet vendi jonë, nuk janë respektuar rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë për mbajtjen e disatancës dhe ndalimin e grumbullimeve të njerëzve.

Pavarësisht rrezikur të virusit Covid19, njerëzit e kanë injoruar duke vazhduar jetën normalisht.

@tn.lajmelokale
@tetovanews