Ballina Kronika Dasmë në kohë COVID-i, policia u prish festën fierakëve! 1 mln lekë...

Dasmë në kohë COVID-i, policia u prish festën fierakëve! 1 mln lekë gjobë pronarit të lokalit

Administratori i një lokali në Fier është gjobitur me 1 milionë lekë gjobë pasi ka lejuar zhvillimin e një dasme në kundërshtim me aktin normativ kundër Covid-19.

63-vjeçari është ndëshkuar nga policia në kuadër të kontrolleve të ushtruara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Policia e Fierit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një restoranti dasme, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 restorant dasme në Fier që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për subjektin në fjalë, me administratorë shtetasin F. V., 63 vjeç, banues në Fier, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19″, njofton policia./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews