Ballina Aktualitet Shqipëri COVID-i i merr jetën në moshën 53-vjeçare skulptorit të njohur Arben Bajo

COVID-i i merr jetën në moshën 53-vjeçare skulptorit të njohur Arben Bajo

Gjithë jetën e tij ka gdhendur materiale të ngurta dhe u ka dhënë formën që donte, por me këtë virus e kishte të pamundur! COVID-19 u tregua më i fortë e skulptori Arben Bajo, duke i marrë jetën. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë një nga miqtë e tij, Arbër Kadia.

Gjithë jetën e tij ka gdhendur materiale të ngurta dhe u ka dhënë formën që donte, por me këtë virus e kishte të pamundur! COVID-19 u tregua më i fortë se skulptori Arben Bajo, duke i marrë jetën në moshën 53-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë një nga miqtë e tij, Arbër Kadia.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi COVID-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia. Skulptori ishte në gjendje të rënë për jetën.

Familja e skulptorit Arben Bajo që u nda nga jeta ditën e sotme ka kërkuar mirëkuptimin nga të gjithë për të evituar grumbullimin në ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

“Me dhimbje e madhe e trishtimin qe le pas humbja e njeriut tone te dashur dhe artistit Arben Bajo, na duhet te kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë miqve, studenteve e dashamirësve për evitimin e grumbullimit ne ceremoninë private te përcjelljes për në banesën e fundit të të dashurit tone. Ju falënderojmë për lutjet dhe ngushëllimet tuaja . Me respekt nga familja Bajo”, shprehen familjarët.

@tn.lajmelokale
@tetovanews