Ballina Bota COVID-19: Zvicra në recesion pas rënies historike të PBB-së në TII 2020

COVID-19: Zvicra në recesion pas rënies historike të PBB-së në TII 2020

Zvicra ka hyrë në recesion pas dy tremujorëve radhazi të rënies së Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe një rënieje historike prej 8,2% në tremujorin e dytë në raport me të parin, për shkak të krizës sanitare.

Në tremujorin e parë, PBB kishte shënuar një rënie prej 2,5% në raport me tremujorin e mëparshëm”, theksoi sot sekretari i Shtetit për Ekonominë (Seco) në një komunikatë, që ka rishikuar në rritje vlerësimin e saj fillestar. Ajo e kishte vlerësuar më herët rënien e aktivitetit me 2,6%.

“Në tremujorin e dytë, PBB-ja ka pësuar rënien më të fortë që prej fillimit të regjistrimit të shifrave tremujore në vitin 1980”, theksoi Seco, duke nënvizuar se kjo është relativisht e kufizuar në krahasim me vendet e tjera.

Masat shëndetësore kanë ndikuar ndjeshëm në shpenzimet e familjeve, në rënie me 8,6%, me mbylljen e dyqaneve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews