Ballina Bota Britania mund të izolohet për herë të dytë

Britania mund të izolohet për herë të dytë

Britania mund të izolohet sërish, sipas deklaratës së një anëtari të Komitetit Shkencor të Emergjencave, raporton The Guardians. Mark Walport, ish drejtuesi këshilltari shkencor, tha se një për momentin po mendohet të izolohen vetëm ato qytete, ose zona që kanë shpërthim të rasteve të Covid19.

Por, ai nuk e përjashtoi mundësinë për një izolim të dytë të të gjithë vendit nëse numri i rasteve vazhdon të rritet.

“Kurrë është nëj fjalë e fortë — çështja kryesore është të përmirësojmë kontrollin lokal, të rrisim numrin e testeve, të menaxhojmë situatën. Nëse situata do të dalë jashtë kontrollit atëherë duhet të marrim masa më të rrepta”, tha ai pas raportimeve të gazetës britanike Telegraph senëse rriten numrat, Britania rrezikon izolimin kombëtar për herë të dytë.

Ai tha se virusi do të qendrojë përherë mes nesh dhe njerëzit do të vaksinohen rregullisht. Njësoj si në rastin e gripit, njerëzit do të vaksinohen gjithmonë kundër virusit, theksoi studiuesi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews