Ballina Bota Britania e Madhe siguron 340 milionë doza të vaksinës anti-COVID-19

Britania e Madhe siguron 340 milionë doza të vaksinës anti-COVID-19

Ilustruese

Qeveria britanike ka siguruar tashmë një total prej 340 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19, pas marrëveshjes së përfunduar sot me laboratorët amerikanë “Johnson & Johnson” dhe “Novavax”, që mbulojnë 90 milionë doza.

“Kompania “Johnson & Johnson”, përmes filialit të saj belg “Janssen Pharmaceutical”, do të sigurojë 30 milionë doza dhe “Novavax” 60 milionë, nëse këto dy vaksina në zhvillim e sipër miratohen”, njoftoi në një deklaratë Ministria britanike e Biznesit.

“Vaksinat mund të dorëzohen në mesin e vitit 2021 në BM dhe do të jenë të destinuara kryesisht për popullsitë më të ekspozuara, siç janë punonjësit në sektorin e mjekësisë, pakicat etnike, të rriturit me probleme të rënda mjekësore dhe të moshuarit”, tha qeveria.

Këto janë marrëveshjet më të fundit për Britaninë e Madhe pas atyre me laboratorët “Sanofi / GSK”, “AstraZeneca”, “Valneva” dhe “BioNTech / Pfizer”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews