Ballina Lajme Shqipëri Behgjet Pacollit i vendoset bust në Sarandë: Një dhuratë që nuk e...

Behgjet Pacollit i vendoset bust në Sarandë: Një dhuratë që nuk e prisja

Behgjet Pacollit i është vendosur një bust në qytetin e Sarandës. Biznesmeni dhe politikani kosovar në rrjetet sociale shkruan se kjo ishte një dhuratë që nuk e priste.

“Një dhuratë që nuk e prisja. Sot me rastin e ditëlindjes sime, kuptova se në qytetin e bukur të Sarandës është realizuar një bust për mua! Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës për këtë portret.

Gjatë jetës sime, kam punuar shumë për ta bërë popullin tim krenarë dhe për t’i treguar botës se edhe ne dimë dhe mundemi!

Ky është një nder i madh për mua sot! Faleminderit nga zemra!”, shkruan Pacolli.