Ballina Aktualitet A do të shkojë në opozitë B D I-ja? Ja si përgjigjet...

A do të shkojë në opozitë B D I-ja? Ja si përgjigjet Ali Ahmeti (Video)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, tha se nuk dëshiron të paragjykojë fundin e bisedimeve për formimin e qeverisë së re, kur u pyet nga gazetarët, a do të shkojë BDI-ja në opozitë nëse nuk e merr kryeministrin.

“Nuk dua të flasë me paragjykime dhe nuk dua t’i paragjykojë negociatat dhe epilogun e tyre.

Për çdo zhvillim të mëtutjeshëm opinioni do të jetë i informuar. Por, mbani shënim: BDI-ja vepron dhe punon me koka të ftohta dhe zemër zjarr.

Gjithçka që do të ndërmarrim në të ardhmen do të jetë në dobi, që nga më i vogli deri te më i moshuari. Ju sigurojë që çdo vendim i yni do të jetë në dobi të përparimit të vendit dhe kapërcimit të situatave”, u shpreh Ahmeti./Gazeta LAJM

@tn.lajmelokale
@tetovanews