Ballina Aktualitet Vihen pas hekurave 4 persona nga Llaskarca, Saraji e Gllumova, mes tyre...

Vihen pas hekurave 4 persona nga Llaskarca, Saraji e Gllumova, mes tyre familjarë të Naser Ziberit

Të paktën katër persona janë arr*estuar dje përballë Këshillit të Qytetit të Shkupit, njoftojnë nga MPB. Të arr*estuarit janë A.Z dhe B.Z nga fshati Llaskarcë i Sarajit. Siç mëson in7, të dy këta të arr*estuar janë familjarë (djem xhaxhai) të Naser Ziberit, kandidatit për kryeministër nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Bashkë me to mbrëmë në sta*cion policie janë shoqëruar të paktën edhe dy persona të tjerë. Njëri S.M dhe tjetri E.A nga Saraji dhe Gllumova, përcjell in7.

Sipas MPB’së, personat në fjalë kanë dëm*tuar një automjet të tipit “Range Rover” dhe pastaj kanë ten*tuar të ikin. Gjatë kontrollit tek S.M dhe A.Z janë gjetur ar*më (pis*toletë), për të cilat nuk kanë pasur le*je përkatëse.
“Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga Ministria për Punë të Brendshme./in7.tv/

@tn.lajmelokale
@tetovanews