Ballina Argëtim VIDEO/ Zv.ministrja e Ukrainës ‘tërbon’ ndjekësit, me bikini prezanton partinë e re:...

VIDEO/ Zv.ministrja e Ukrainës ‘tërbon’ ndjekësit, me bikini prezanton partinë e re: Meshkujt meqë kanë diçka në pantallona abuzojnë. Fansat: Nuk e dëgjuam çfarë tha, mendjen e kishim tek dekolteja

Ish-zëvendës ministrja e shkarkuar e infrastrukturës në Ukrainë, Aleksandra Klitina, është rikthyer sërish në publik por kësaj radhe ndryshe.

Vitin e kaluar ajo u largua nga detyra për shkak se kishte thënë se do të krijonte një parti për për të sfiduar “meshkujt e korruptuar”.

Por së fundmi 37-vjeçarja është shfaqur me bikini ku nëpërmjet një video-mesazhi ka njoftuar krijimin e partisë ‘Ukraina kundër korrupsionit’, ku mbante veshur një lloj bikini të vogël portokalli dhe dënonte burrat që udhëheqin aktualisht Ukrainën.

“ Kam vendosur të luftoj vetë për të vërtetën pasi idiotët me pantallona janë të pashpresë.

Partia ime do ua tregojë qejfin prostitutave politike mashkullore.

Ata besojnë se kanë diçka në pantallonat e tyre dhe se kjo mjafton për të qenë të suksesshëm apo për të abuzuar gratë.

Por gratë janë shumë herë më inteligjence e më të ndershme sesa jeni ju”.-tha ajo.

Por në video më shumë ka marrë vëmendjen veshja e saj dhe format trupore sesa vetë mesazhi.

Disa prej tyre thonin se nuk kuptonin asgjë pasi të gjithë vëmendjen e tërhiqte imazhi në ekran.

Ndër të tjera ajo nuk ka anashkaluar të flas edhe për shkarkimin e saj nëntorin e kaluar duke thënë se shefi i saj e shkarkoi pasi po pengonte vjedhjen në ministri.

VIDEO bonus:
Loading...