Ballina Aktualitet (VIDEO) SELA: FILLIMISHT TA SHOHIM NËSE BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM MUND TA...

(VIDEO) SELA: FILLIMISHT TA SHOHIM NËSE BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM MUND TA BËJË KRYEMINISTRIN SHQIPTAR

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk do të pengojnë Bashkimin Demokratik për Integrim që të mbajë premtimin e vetëm, për kryeministrin shqiptar, ata i thonë Bashkimit Demokratik për Integrim që nëse nuk e arrin një gjë të tillë, ta lëshojë rrugën dhe qeverinë ta formojë koalicioni i cili ka program politik. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, tha se nëse flitet për legjitimitet, ai është te koalicioni “Tash është koha”.

Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

“Bisedat janë të natyrshme të zhvillohen, ka kontakte me eksponentë partiakë por edhe partneri ynë i koalicionit është deklaruar lidhur me këtë temë, zotëri Gashi, që ne në fund të fundit do t’i lejojmë Bashkimit Demokratik për Integrim që ta mbajë premtimin që e ka dhënë dhe ka qenë vetëm një, premtimi për kryeministër shqiptar, le ta bëjnë, ne nuk do t’i bëhemi pengesë, por po se bënë do ta lëshojnë rrugën dhe ne do të bëjmë qeveri, për të realizuar programin tonë politik që ua kemi premtuar shqiptarëve dhe shqiptarët e kanë votuar. Nëse flitet për legjitimitet sot, legjitimiteti është te koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ”

I pyetur nëse koalicioni “Tash është Koha” do të ishte pjesë e një garniture qeverisëse së bashku me Bashkimin Demokratik për Integrim, Sela tha se Ali Ahmetit nuk i besohet dhe për këtë gjë bazohet në qeverisjen e përbashkët 100 ditëshe.

Zijadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

“Tani unë po jap përgjigjen në formë pyetjeje, A është për t’i besuar më Zotit Ahmeti,… jo s’është për t’i besuar zotit Ahmeti, sepse bashkë me të hyn në një rrugë dhe ai të len në mes të rrugës, sepse ai të len vetëm kur ka ministrin e punëve të brendshme, të përballesh me turmë huli*ganësh, sepse ai struket diku dhe ndoshta nuk e di, për këtë nuk dua të paragjykoj, llogarite që të ketë një kund*ërshtar më pak, sepse ai sot thirret në shqiptari, është shqiptar sezonal ju kam thënë, ama se kishte problem në zgjedhje lokale të bashkëpunonte me dreqin vetëm e vetëm që ta mbante pushtetin, pushteti është qëllimi kryesor i Ahmetit, asgjë tjetër.”

Sela tha se nuk ka ndonjë inat personal fakti që duan që Bashkimin Demokratik për Integrim ta dërgojnë në opozitë, pasi sipas tij, ndryshimi është i nevojshëm dhe një Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet për 18 vite, nënkupton monizëm.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews