Ballina Argëtim Kuriozitete VIDEO/ NASA publikon pamjet: “Jeta” e Diellit përgjatë 10 viteve e përmbledhur...

VIDEO/ NASA publikon pamjet: “Jeta” e Diellit përgjatë 10 viteve e përmbledhur në një orë

NASA ka lëshuar një video mahnitëse ‘timelaps’ të Diellit që zhvillon një cikël të tërë diellor në një orë xhirime, duke përdorur imazhe të yllit të marra çdo orë, vazhdimisht përgjatë një dekade.

Observatori Diellor i NASA ka mbledhur 425 milion imazhe me rezolucion të lartë të Diellit, nga shkurt 2010 deri në qershor të këtij viti, të cilat tani janë bashkuar për të formuar videon.

Videoja tregon ndryshimet kryesore që Dielli pëson gjatë një cikli diellor, një diellit. Çdo sekondë e videos 61-minutëshe paraqet imazhe të marra gjatë një dite të vetme, me kornizën e parë që tregon diellin më 2 qershor 2010, dhe kornizën e fundit të kapur më 1 qershor 2020.

Ndërkohë, NASA bashkëpunoi me muzikantin gjerman Lars Leonhard që të kompozojë Solar Observe për të shoqëruar videon.(The Guardian, scan)

@tn.lajmelokale
@tetovanews