Ballina Kronika U vetëflijuan për t’u ringjallur, nënë e bijë do të përcillen për...

U vetëflijuan për t’u ringjallur, nënë e bijë do të përcillen për në banesën e fundit në vendlindje

Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe vajza e saj Anisa Josifi 30-vjeç do të prehen në banesën e fundit në qytetin e tyre të origjinës në Përmet.

Pasditen e sotme në lagjen ku ato jetonin janë afishuar edhe lajmërimet e ndarjes së tyre nga jeta, me njoftimin se ceremonia e varrimit të tyre dot të bëhet ditën e nesërme në orën 12:00.

Ato u vetëflijuan në banesën pasi qëndronin pa ngrënë duke tentuar vetëvrasjen, me qëllim ringjalljen.

Historia e tyre tronditi mbarë opinionin publik për shkak se Anisa dyshohet se kishte ndërruar jetë disa muaj më parë trupi i saj u gjet gjysëm i dekompozuar.

Nëna dhe motra e saj e lyenin trupin e saj më vaj dhe uthull që mos mbante erë të rëndë.

Ndërsa e ëma Zhaneta dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë. Vajza tjetër Blerta u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja u denoncua nga daja i vajzave i cili u shqetësua për shkak se e motra nuk i kishte hapur telefonin. Pas mësymjes së policisë në banesë u zbulua edhe ngjarja e rëndë.

Bashkëshorti i Zhanetës kishte ndërruar jetë 6 vite më parë, ndërsa vajzat me nënë e tyre ishin zhvendosur në lagjen e Kombinatit para 2 vitesh.

Policia po heton disa shënime fetare që u gjetën në banesë, të cilat dyshohet se i kanë shtyrë vajzat dhe nënën e tyre drejt këtij vendimi të rëndë.

Fqinjët kanë treguar se lëvizjet e tyre ishin të dyshimta duke deklaruar se Anisën nuk e kishin parë të dilte nga shtëpia që prej vitit 2019. Në disa raste në derën e tyre kishte trokitur edhe policia, duke hasur në justifikimin e Zhanetës se po qëndrojnë në shtëpi se kanë punët e tyre.

VIDEO bonus:
Loading...