Ballina Bota Turqit falin namazin e Kurban Bajramit te “Shën Sofia” pas 86 vjetësh...

Turqit falin namazin e Kurban Bajramit te “Shën Sofia” pas 86 vjetësh (VIDEO)

Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën ditës e sotme te “Shën Sofia”, ku falën namazin e Kurban Bajramit. Një grumbull i madh pelegrinësh u mblodhën që para lindjes së diellit pranë “Shën Sofisë”, ndërsa shkrepën edhe selfie para faljes.

Për shkak të situatës me COVID-19, numeri i besimtarëve që u lejuan të futen brenda ndërtesësm ishte i limituar. Pjesë më e madhe e besimtarëve ndërkohë e zhvilluan flajen jashtë ndërtesës.

Në falje morën pjesë edhe krerë të autoriteve fetare, si dhe kreu i Kuvendit, Mustafa Sentop.

E ndërtuar në shekullin e 6-të, “Shën Sofia” është një vend shumë i rëndësishëm si për myslimanët ashtu edhe të krishterët. Fillimisht ishte një kishë bizantine, përpara se të konvertohej në xhami nga 1453, pasi turqit pushtuan Kostandinopojën.

Në vitin 1934, themeluesi i Republikës turke, Mustafa Kemal Ataturk e ktheu xhaminë në muze. Ndërkohë më 10 korrik, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, propozi kthimin në xhami, status i cili u vendos me ligj nga Gjykata Administrative në Stamboll.

Ky vendim solli zemërin e Greqisë, Europës dhe gjithashtu Papa Franceskut. Erdogan gjithashtu ka marrë disa paralajmërime nga shumë shtete, për sanksione, ku e para ishte Greqia, e cila vendosi që të bojkotojë mallrat turke në shenjë proteste. Gjithashtu ekstremistët grekë dogjën flamurin turk në Selanik, ditën kur u bë dhe falja e parë.

VIDEO bonus:
Loading...