Ballina Aktualitet Lajme Stuhi e fuqishme në Zagreb (FOTO+VIDEO)

Stuhi e fuqishme në Zagreb (FOTO+VIDEO)

Zagrebi mbrëmë u go*dit nga një stuhi e fuqishme, e cila shkaktoi vërshime në disa pjesë të kryeqytetit të Kroacisë.

Siç transmeton portali Indeks, reshjet e shiut në Zagreb filluan rreth orës 21:00, që më pas u shndërruan në stuhi, shoqëruar me erë të fuqishme dhe vetëtima.

https://youtu.be/F5GRs66KN4A

Disa linja të tramvajit u ndërprenë, një numër i madh i rrugëve u vërshuan dhe për atë shkak ishin të pakalueshme, ndërsa autoritetet e qytetit u rekomandonin qytetarëve të mos lëvizin me automjete.

Shërbimet zjarrfikëse dhe kujdestare tërë natën ishin në terren. Ata kryen mbi qindra intervenime, ndërsa gjatë njërit prej tyre, ndërroi jetë edhe një zjarrfikës, tl cilit iu përkeqësua gjendja.

@tn.lajmelokale
@tetovanews