Ballina Koronavirusi STUDIMI: Rritja e temperaturave nuk e frenon COVID-19

STUDIMI: Rritja e temperaturave nuk e frenon COVID-19

Temperaturat e larta nuk do të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), sipas një eksperti.

“Nëse mbani distancën sociale dhe mbani një maskë, shkalla e infeksionit të sëmundjes mund të ulet, por nëse mbështetemi vetëm tek temperatura, kjo nuk funksionon”, theksoi Recep Tekin, një ekspert për sëmundjet infektive dhe mikrobiologjinë klinike në Universitetin Dicle në juglindje të Turqisë.

Duke treguar për klimën e nxehtë mesdhetare në jug të Turqisë, Tekin theksoi se numri i rasteve atje është rritur kohët e fundit përkundër temperaturave të larta.

“Nëse temperaturat e larta do ta kishin penguar plotësisht virusin nuk duhet të kishim parë raste në Arabinë Saudite ose Afrikë”, shtoi ai.

Duke theksuar se do të ketë ditë më të nxehta në javët në vijim, ai theksoi se njerëzit nuk duhet të sillen duke u mbështetur tek rritja e temperaturës por të mbajnë maska, të praktikojnë distancën sociale dhe të respektojnë higjienën e duarve pavarësisht nga temperatura.

Që nga e mërkura, Turqia ka regjistruar gjithsej 5 228 të vdekur për shkak të koronavirusit ndërsa mbi 187 511 persona janë shëruar nga sëmundja.

Aktualisht, ka më shumë se 208 938 raste të konfirmuara në vend.

Që prej rishfaqjes së virusit në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, pandemia ka shkaktuar vdekjen e mbi 551 000 personave në gjithë botën.

Më shumë se 12.1 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën ndërsa mbi 6,65 milionë persona janë shëruar, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

VIDEO bonus:
Loading...