Ballina Aktualitet Spasovski: Të mos lejojmë ripërtëritje të regjimit, të zgjedhim ardhmëri të sigurtë

Spasovski: Të mos lejojmë ripërtëritje të regjimit, të zgjedhim ardhmëri të sigurtë

Bartësi i NJZ2 nga LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi”, Oliver Spasovski dhe bartësja e listës zgjedhore në NJZ1, Sanja Llukarevska pasdite realizuan takime me qytetarë të komunës Shuto Orizarë.

Spasovski u bëri thirrje romëve në tërë shtetin që të bashkohen kundër atyre, të cilët, siç tha, bëjnë shaka me gjuhën rome, “ngrenin veshë”, planifikonin “ulurima”, “familje në hendek”.

Spasovski tha se pas anëtarësimit në NATO, vijon hapje e negociatave me BE-në. Prej fondeve evropiane, informoi ai, me këtë sigurojmë 2,5 miliardë euro për shtetin, e këto janë më tepër para për ballafaqim me situatën shëndetësore, për ekonominë e re zhvillimore, për ndihmë më të madhe sociale, për kanalizime, rrugë, ujësjellës, transmeton MIA.

Ai theksoi se regjimi i VMRO-DPMNE-së, siç tha, nuk është zgjidhje, pasi mendon vetëm për vete, vjedhin, shkatërrojnë, kërcënojnë për ndihmë shtetërore, rroga, pensione, qytetarët i lanë në baltë, derisa ata vjedhnin për vete dhe për pallatin e tyre të bardhë.

VIDEO bonus:
Loading...