Ballina Kronika Shkrumbohet furgoni që kishte brenda Ermal Mamaqin, Inva Mulën, Mirela Sulën…(VIDEO)

Shkrumbohet furgoni që kishte brenda Ermal Mamaqin, Inva Mulën, Mirela Sulën…(VIDEO)

Disa personazhe të njohur shqiptarë, si Ermal Mamaqi, Inva Mula dhe shkrimtarja Mirela Sula, patën jetën e tyre në rre*zik këtë të premte.

Teksa ishin duke udhëtuar me furgon drejt Tropojës, bashkë me disa emra të tjerë të njohur, mjeti i transportit u përfshi nga flakët.

https://youtu.be/6_fWt9D6qbw

Ngjarja është konfirmuar nga vetë Mirela Sula dhe Ermal Mamaqi. Sipas Sulës, të gjithë janë gjallë falë Ermalit.

“Kjo është makina me të cilën ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në të shpëtonim, të jemi gjallë. Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë.”

Edhe Ermal Mamaqi postoi video në “Instagram” dhe po ashtu falenderoi Zotin që të gjithë janë në jetë.

https://youtu.be/xKSpQN1Mn4A

@tn.lajmelokale
@tetovanews