Ballina Aktualitet Shënohet numri më i lartë i viktimave nga COVID-19, 15 persona humbin...

Shënohet numri më i lartë i viktimave nga COVID-19, 15 persona humbin betejën

Rezultatet e para të muajit korrik për Kovid-19 në vend, regjistrojnë numrin më të madh të të vdekurve që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 15 të vdekur. 8 prej tyre në Shkup dhe nga dy në Tetovë, Strugë dhe Gostivar.

Shkup-8
Tetovë-2

Strugë-2
Gostivar-2
Ohër-1

Nga 1.653 teste të kryera, 173 raste kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Probabiliteti mbetet në suaza të 10 për qindëshit. Numri më i madh i tyre nga Shkupi, ndërsa rritje të rasteve të reja ka edhe në Strugë dhe Ohër. Në Gostivar 7 të infektuarit janë shtetas të huaj.

Shkup-75
Strugë-14
Ohër-10

Kumanovë-9
Tetovë-9
Shtip-8

Gostivar-7
Dibër-6

Ministria e Shëndetësisë njofton për 150 të shëruar. Në Shkup janë shëruar 105 pacientë, ndërsa në Tetovë 12, Strugë 10 dhe Shtip 7. Në qytetet e tjera ka më pak se 5 të shëruar. Numri i rasteve aktive në nivel të Qytetit të Shkupit vazhdon të mbetet i lartë, përkatësisht 1.973 raste aktive. Pjesa më e madhe e tyre është në Çair, Gazi Babë, Karposh dhe Saraj. Me të dhënat e 24 orëve të fundit bilanci i të infektuarve në vend shkon në 6.625, numri i të vdekurve 321 ndërsa numri i rasteve aktive 3.556.

@tn.lajmelokale
@tetovanews