Ballina Aktualitet Sela, takime intensive me diplomatët e BE-së

Sela, takime intensive me diplomatët e BE-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela së bashku me nënkryetarin e ASH-së Elmi Aziri zhvilluan një sërë takimesh me ambasadorët e shteteve kryesore të BE.

Kreu i ASH zhvilloi takim Ambasadorin e Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar, më pas me Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie dhe Ambasadoren e Gjermanisë Anke Holstei.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për procesin zgjedhor ku edhe u paraqitën vërejtjet serioze nga ana e Kryetarit të ASH-së Ziadin Sela për si rezultat i inzhinjeringut të organizuar zgjedhor e organizuar nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim. Më tej u diskutua për procedurat gjy*qësore të iniciuara nga koa*licioni Tash është Koha, ankesat e parashtruara në KQZ, Gjy*katën Administrative etj, si dhe për pro*testën e paralajmëruar për ditën e Hënë në mbrojtje të demokracisë me moton Zgjedhje PO Vjedhje JO”, thuhet ne komunikatën e ASH-se.

Në këto takime, siç thuhet ne njoftim, interes i veçantë u tregua edhe rreth për përbërjes së ardhshme qeveritare, si dhe rolit faktorizues dhe legjitim të koalicionit ASH-AAA.

“Në takim u theksua se demokratizimi i vendit si dhe sfidat në drejtim të anëtarësimit të vendit në BE me çrrastë Kryetari Sela i ka informuar ambasadorët se shteti ligjor, integrimi i vendit në BE , zhvillimi ekonomik do të jenë prioritete politike, për t’ju siguruar qytetarëve jetë më të mirë dhe shtet të barabartë për të gjithë”, thuhet ne njoftimin e ASH-se.

@tn.lajmelokale
@tetovanews