Ballina Lajme Shqipëri Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar të infektuar nga Covid-19

Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar të infektuar nga Covid-19

Taulant Balla u shpreh se sot në Kuvend se deputeti Enver Roshi po kalon një gjendje të vështirë nga koronavirusi.

“Enver Roshi është edhe kryetar i komisionit të Shëndetësisë, që është në një gjendje të vështirë në përballjen me sëmundjen, u uroj shërim të shpejtë.

I bëj thirrje cdo qytetari dhe deputeti që të respektojë rregullat dhe masat, është keqardhje që një deputet që ka kaluar shkel rregullat. Përdorimi i maskës gjatë gjithë qëndrimit në sallë është i domosdoshëm.

Ne duhet të jemi shembulli i parë. Edhe pse fillojmë pushimet, masat duhet të respektohen kudo. Kuvendi duhet të jetë shembulli i parë”. Të prekur me COVID janë përpos Roshit edhe Ralf Gjoni dhe Eljo Hysko.