Ballina Bota Reagimi amerikan ndaj Covid-19, një dështim, por as “vendet me rregullat e...

Reagimi amerikan ndaj Covid-19, një dështim, por as “vendet me rregullat e arta” s’kanë sukses

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kritikuar gjerësisht për qasjen ndaj pandemisë COVID-19. Megjithatë edhe vendet që u lavdëruan për qasjen e shpejtë dhe efektive ndaj COVID-19, po shohin shpërthime të mëdha të koronavirusit.  Sukseset po kthehen në dështime, shkruan CNN.

Hong Kong

Hong Kong u vlerësua për reagimin e shpejtë në janar, kur zbatoi masat duke përfshirë mbylljen e bizneseve, distancimin social, inkurajimin e larjes së duarve dhe hapave të tjerë mbrojtës, raporton abcnews.al

Qeveria ndërmori veprime të menjëhershme për të frenuar një valë të dytë në muajin mars, pasi banorët e Hong Kongut filluan të ktheheshin në qytet, duke rrezikuar krijimin e vatrave të reja infeksioni. Autoritetet ndaluan banorët jo rezident të hynin në Hong Kong, ndaluan kalimin transit të udhëtarëve në aeroportin e qytetit dhe zbatuan karantinën e testimet e rrepta për të ardhurit.

Palestrat  u mbyllën, u ndalua shitja e alkoolit në bare, gjithashtu u mbyllën edhe restorantet e kafenetë. Për shumë javë, rastet ditore ishin në shifra të ulëta. Të premten, qyteti konfirmoi 123 raste, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, sipas zyrtarëve shëndetësorë.Vendi ka bërë të detyrueshëm mbajtjen e maskave në publik. Hong Kongu deri më tani ka raportuar 2373 raste me COVID-19 dhe 16 viktima.

Australia

Australia ishte një vend tjetër, i cili u vlerësua  për përgjigjen ndaj pandemisë. Më 1 shkurt, australianët iu bashkuan SHBA-së në mbylljen e kufijve të saj për vizitorët e huaj që kishin udhëtuar  kohët e fundit në Kinë.

Australia gjithashtu ndaloi udhëtimet edhe nga Irani, Koreja e Jugut dhe Italia në fillim të marsit, përpara se të mbyllte kufijtë e saj për të gjithë qytetarët jo-rezidentë më 19 Mars. Vendi ndaloi tubimet publike dhe udhëtimet jo-thelbësore, si pjesë e një seri kufizimesh në fund të marsit, raporton abcnews.al

Më  8 maj, kryeministri australian Scott Morrison zbuloi planin për rihapjen e vendit deri në korrik dhe qeveria filloi të zbuste masat. Por u detyrua të izolonte 6.6 milionë njerëz në shtetin e Viktorias nga pjesa tjetër e vendit më 7 korrik pas një shpërthimi të virusit në qytetin e Melburnit.

Kufiri midis Victorias dhe New South Wales (NSW) – dy shtetet më të populluara të Australisë  u mbyll për herë të parë, bllokimi u vendos sërish dhe maskat u bënë të detyrueshme fundjavën e kaluar. Victoria regjistroi 403 raste të reja të COVID-19, rritja e tretë më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, pak më poshtë se rekordi i së martës me 484 raste të reja. Australia tani ka më shumë se 13000 raste dhe 140 viktima, sipas Universitetit Johns Hopkins (JHU).

Japonia

Japonia gjithashtu arriti të  mbante nën kontroll koronavirusin në mënyrë efektive. Më 25 maj, kryeministri Shinzo Abe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke thënë në një konferencë se “ne ishim në gjendje t’i jepnim fund shpërthimit  rreth një muaj e gjysmë ashtu siç di Japonia”. Ai tha se kombi do të rrisë gradualisht aktivitetet sociale dhe ekonomike dhe se njerëzit duhet të përshtaten me koronavirusin, raporton abcnews.al

Guvernatori i Tokios, Yuriko Koike, deklaroi se muzetë, objektet sportive  dhe shkollat do të rihapeshin me kushte të caktuara sigurie. Qeveria japoneze madje nisi një iniciativë të re udhëtimesh për të inkurajuar turizmin vendor.

Por rastet e reja kanë filluar të rriten, dhe Japonia regjistroi numrin më të lartë me raste ditore: 981 raste dhe 2 viktima, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i rasteve në Japoni tani është pothuajse 29 mijë, me 994 viktima sipas JHU. Guvernatori i Tokios, Yuriko Koike, raportoi një rekord prej 366 rastesh të reja me COVID-19 – hera e parë që është mbi 300 që nga fillimi i pandemisë, raporton abcnews.al

Izraeli

Për muaj të tërë, Izraeli gjithashtu dukej se ishte një model suksesi ndërkombëtar në luftën kundër koronavirusit. Me kufizime të hershme të udhëtimit dhe mbyllje gjithëpërfshirëse, kombi izraelit ishte “imun” ndaj virusit, duke regjistruar një shkallë vdekshmërie që ishte shumë më e mirë se shumë vende të botës perëndimore. Ndërkohë që koronavirusi po përhapej  në SHBA dhe Europë, Izraeli po shkonte drejt rihapjes së vendit, raporton abcnews.al

Por, duket se Izraeli po përjeton një fund ndryshe. Vetëm disa javë pas rihapjes së restoranteve, qendrave dhe plazheve, Izraeli ka regjistruar  rritje të rasteve me koronavirus, 50 fish më shumë se në fillim të majit.

Në fillim të korrikut, kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi se palestrat, pishinat, sallat e ngjarjeve, pubet do të mbylleshin ndërsa restorantet dhe vendet e adhurimit do të operonin me një numër të kufizuar. Por më 17 korrik, Izraeli ri-vendosi një seri kufizimesh të rrepta, duke çuar vendin drejt një bllokimi të dytë të plotë, pas rasteve të shumta ditore.

Të enjten, Izraeli arriti një rekord të ri prej 1,819  rastesh  të reja brenda 24 orëve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews