Ballina Koronavirusi Përfundimi shqetësues: Covid-19 i bën meshkujt sterilë

Përfundimi shqetësues: Covid-19 i bën meshkujt sterilë

Covid-19 mund të ulë në mënyrë drastike cilësinë e spermës, duke i bërë meshkujt infertilë. Ministria ruse e Shëndetësisë e bëri të ditur një përfundim të tillë pas grumbullimit të të dhënave nga stafet mjekësore.

Sot, problemet e infertilitetit, veçanërisht infertilitetit mashkullor, të shoqëruar me Covid-19 po zbulohet se janë në një shkallë më të rëndë“, citon RT Elena Uvarovën, mjeke dhe zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë, në një konferencë për shtyp në Moskë.

Informacioni i mbledhur nga mjekët rusë ka treguar një rënie me “38 për qind të cilësisë së spermës” te burrat e shëruar nga koronavirusi, tha ajo. Ishte një zbulim shqetësues, pasi cilësia e përgjithshme e spermës tek burrat rusë edhe më përpara nuk ishte e përsosur, shtoi ajo.

Studiuesit kanë debatuar për ndikimin e mundshëm të Covid-19 në pjellorinë e mashkullit që nga fillimi i pandemisë në Kinë, në dhjetor.

Disa studime kanë zbuluar se virusi prek sistemin riprodhues të mashkullit, ndërsa të tjerët nuk zbuluan anomali.

Një studim kino-amerikan në fillim të qershorit paralajmëroi se koronavirusi mund t’i dëmtojë testikujt pa i infektuar.

Virusi sulmon dhe zgjeron qelizat prodhuese të spermës, në një masë të tillë që preket prodhimi i spermës.

Megjithatë, i njëjti studim konkludoi se, për shkak se pothuajse asnjë gjen viral nuk u gjet në spermën dhe indin e testikujve të pacientëve, Covid-19 nuk mund të klasifikohet si infeksion seksualisht i transmetueshëm.

Sipas një studimi të mëparshëm në Kinë, rreth një në pesë burra raportuan “probleme me testikujt” pasi u infektuan me koronavirus.

VIDEO bonus:
Loading...