Ballina Top Lajm Palmer: SHBA dhe BE nuk janë rivalë, angazhohemi për normalizimin e raporteve...

Palmer: SHBA dhe BE nuk janë rivalë, angazhohemi për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, dhe i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak thanë sot (1 korrik) se SHBA dhe BE nuk janë rivalë dhe kanë të njëjtat synime dhe vizione për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një video-konferencë për “Dialogët ballkanikë, organizuar nga Concordia, Instituti East West (EWI) dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), Palmer tha se SHBA mbetet e angazhuar në rajon për të siguruar qëllimin përfundimtar, normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, raportuesja e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor, Viola von Cramon, tha se pret që një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi të realizohet në vjeshtën e këtij viti kur do të mbahet konferenca e Parisit.

Dialogu Kosovë-Serbi u planifikua të riniste më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, por aktakuzat e ngritura ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Vesli për krime lufte, bëri që ky takim të anulohej.

@tn.lajmelokale
@tetovanews