Ballina Kronika Një person humb jetën në autostradën “Arbën Xhaferri” (VIDEO)

Një person humb jetën në autostradën “Arbën Xhaferri” (VIDEO)

Sot gjatë ditës ka ndodhur një aks*ident rreth orës 15:30 në autostradën “Arben Xhaferi”, më konkretisht në fshatin Bibaj.

Si pasojë, një person ka humbur jetën, derisa një tjetër ka marrë lëndime trupore.

Në videon e publikuar në rrjetin social shihen anësoret e autostradës të këputura derisa personat në makinë të cilët kanë incizuar, dalin që t’iu ofrojnë ndihmë personave të aksid*entuar.

“Sot, më 25.07.2020 reth orës 15:31, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (fshati Bibaj). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, kjo është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vend-ngjarje, kurse një person tjetër i lënduar është nisur për në QKUK”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

https://youtu.be/grhsHw6naY8

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews