Ballina Aktualitet Naser Ziberi pozitiv me koronavirus, çka do të ndodh me njerëzit e...

Naser Ziberi pozitiv me koronavirus, çka do të ndodh me njerëzit e shtabit të tij zgjedhor?!

Lajmi se kandidati për kryeministër i Bahkimit Demokratik për Integrim, Naser Ziberi është prekur nga koronavirusi erdhi papritur një ditë para votimit. Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se Ziberi sot ka marrë konfirmimin se është pozitiv dhe se ata nuk e dijnë se ku mund të jetë infektuar ndërsa takoi humë persona gjatë fushatës, shkruan portali nezavisen.mk, transmeton Tetova News. Inkubacioni i virusit te Ziberi mund të ketë marrë disa ditë, mbase dy javë.

Ky lajm mund të jetë i pakëndshëm për udhëheqjen e ngushtë të Bashkimit Demokratik për Integrim para zgjedhjeve të ditës së nesërme, sepse ai u shoqërua gjatë fushatës nga shumë persona me poste të rëndësishme në parti.Zv/kryeministri Bujar Osmani, ministri i Arsimit Arbër Ademi, ish-deputeti Artan Grubi, bartësi i listës në Njësinë Zgjedhore 1, Izet Mexhiti…ishin me të në pothuajse të gjitha ngjarjet e rëndësishme gjatë fushatës.
Ziberi me siguri kalon përfundimisht në izolim, kurse votimi për këta njerëz përfundoi dje.Tani për tani është e paqartë se çfarë vendimesh do të merren për njerëzit e shtabit të tij zgjedhor, përfshirë ministrat që ishin mbështetja e tij kryesore në fushatë. Edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte shpesh me të, nezavisen.mk, transmeton Tetova News.

@tn.lajmelokale
@tetovanews