Ballina Kronika MPB me hollësi rreth ngjarjes së rëndë në rrugën e Banjës së...

MPB me hollësi rreth ngjarjes së rëndë në rrugën e Banjës së Tetovës ku humbi jetën një grua 44 vjeçe

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme ka dhënë informacione shtesë në lidhje me aksid*entin në Banjë të Tetovës ku jetën e humbi një grua.

MPB njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 ndërsa si pasojë e përplasjes jetën ka humbur një grua 44 vjeçe derisa janë pla*gosur tre persona tjerë.

Aksi*denti ka ndodhur kur makina e tipit “Mercedes” me targa të Tetovës, që po drejtohej nga SH.G.(32) nga Liseci, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në luginën e përroit.

“Në vendngjarje për shkak të pla*gëve të marra jetë ka ndërruar M.K.(44) nga Tetova. Pla*gë të rënda ka marrë edhe bashkudhëtari SH.K(19) nga Tetova, kurse E.B.(34) dhe drejtuesi i makinës janë lënduar lehtë, ndërsa të gjithë janë dërguar në Klinikën e Tetovës”, tha zëdhënës i SPB-Tetovë.

Në vendngjarje hetime ka kryer ekipi i SPB-Tetovë. Trupi i pajetë me urdhër të prok*urorit është dorëzuar për aut*opsi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews