Ballina Aktualitet Mbi 10 000 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Mbi 10 000 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Mbi 10 mijë të infektuar me Covid-19 u regjistruan në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i pandemisë, më 27 shkurt.

152 raste të reja me COVID-19 u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të infektuarve në 10,086. Ndërsa numri i të vdekurve mbetet 460.

Qytetet më të prekura janë Shkupi me 39 raste dhe Kumanova me 20 raste.

Në Maqedoninë e Veriut deri tani janë realizuar 95,169 teste.

@tn.lajmelokale
@tetovanews