Ballina Aktualitet Maqedoni e Veriut – Tetë viktima dhe 163 raste të reja me...

Maqedoni e Veriut – Tetë viktima dhe 163 raste të reja me Covid-19, shërohen 230 pacientë

163 persona të infektuar, 8 kanë humbur jetën dhe 163 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1794 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit. Në Shkup janë regjistruar 87 raste të reja, Kumanovë-7, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-8, Ohër-1, Kavadarci-1, Demir Hisar-1, Gostivar-8, Strumicë-1, Kratovë -1, Shën Nikollë-9, Kërçova-3, Resnje-5.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 230 persona të shëruar nga Covid-19, të cikët vijnë nga nga: Shkupi-126 persona, Kumanova-31, Shtipi-11, Prilepi-1, Tetova-45, Velesi-7, Kavadarci-1, Gostivar-1, Koçani-1, Shën Nikolla- 2, Resnja-2, Negotina-2.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktima të diagnostifikuara me Covid-19 dhe në disa raste sëmundje tjera shoqëruese. Pesë viktima janë nga Shkupi, një nga DIbra dhe një nga Tetova. Viktimat janë mes moshës 52 dhe 79 vjeçe.

Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7406 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3554 janë shëruar kurse 359 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e Maqedonisë së Veriut janë 3493 raste aktive me Covid-19.

@tn.lajmelokale
@tetovanews