Ballina Aktualitet Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 10 viktima dhe 96 raste të reja

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 10 viktima dhe 96 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 10 persona nga virusi korona, 96 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 61 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vde*kurve ka arritur në 432, të infektuarve në 9.249, ndërkaq të shëruarve në 4.871. Momentalisht në vend kemi 3.946 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Të vde*kurit janë 4 pacientë nga Shkupi, 2 nga Kumanova dhe nga një, nga Shtipi, Tetova, Gostivari dhe Kërçova

“Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një pacient në moshën 76 vjeçare. Në Spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë 4 pacientë të moshës: 85, 71 dhe 53-vjeçare, ndërkaq te një pacient 48-vjeçar virusi është konstatuar pas vdekjes. Në Klinikën e Pulmologjisë ka ndërruar jetë një 79-vjeçar, në Gastroenterohepatologjisë një pacient 79-vjeçar. Në Spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient 82-vjeçar nga Kërçovë, në Spitalin e Tetovës një pacient 60-vjeçar. Në Filipin e Dytë një pacint 62-vjeçar”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

Shkup 24, Shtip 24, Strugë 9, Tetovë 7, Ohër 6, Kumanovë 6, Radovish 5, Gostivar 4, Strumicë 3, Sveti Nikole 3, Koçan 2, Prilep 1, Manastir 1, Kriva Pallankë 1

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

Shkup 27.Kumanovë 16, Prilep 4, Tetovë 4, Kriva Pallankë 3, Resnjë 3, Kavadar 1, Gjevgjeli 1, Kratovë 1, Kërçovë 1

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Shkup 4297, aktive 1880
Tetovë 951, aktive 299
Kumanovë 912, aktive 226

Shtip 606, aktive 300
Strugë 370, aktive 188
Prilep 312, aktive 59
Ohër 244, aktive 129

Veles 206, aktive 30
Sveti Nikole 200, aktive 185
Gostivar 298, aktive 196
Dibër 173, aktive 111

Resnjë 140, aktive 56
Kërçovë 100, aktive 81
Koçan 90, aktive 22
Manastir 89, aktive 44

Probishtip 43, aktive 27
Strumicë 31, aktive 22
Kavadar 29, aktive 17
Kriva Pallankë 23, aktive 9

Radovish 23, aktive 19
Negotinë 22, aktive 2
Gjevgjeli 19, aktive 8
Demir Hisar 15, aktive 13

Krushevë 13, aktive 8
Kratovë 12, aktive 7
Makedonski Brod 9, aktive 5
Pehçevë 6, aktive 0

Vallandovë 6, aktive 0
Vinica 5, aktive 2
Berovë 4, aktive 1
Dellçevë 1, aktive 0

Në komunat e Shkupit më së shumti raste ka në Çair – 291,Gazi Babë 207, Karposh 168, Qendër 162, Kisella Vodë 148, Butel 140, Gjorçe Petrov 120, Saraj 115, Studeniçan 107, Shuto Orizare 104, ndërkaq tjerat komuna kanë nën 100 raste.

Në 24 orët e fundit janë bërë 724 teste për virusin korona, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë në RMV janë bërë gjithsej 86.543 teste.

@tn.lajmelokale
@tetovanews