Ballina Aktualitet Kosovë Koronavirusi në Kosovë: 5 viktima dhe 118 raste të reja në vetëm...

Koronavirusi në Kosovë: 5 viktima dhe 118 raste të reja në vetëm 24 orë

Në 24 orët e fundit, në Kosovë kanë vde*kur pesë persona që kanë qenë të infektuar me koronavirus, ndërkaq autoritetet kanë regjistruar edhe 118 raste të reja me COVID-19.

Këto të dhëna dalin nga testimi i 489 mostrave për koronavirus.

Përmes një njoftimi për media, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftojnë se numri i përgjithshëm i të vde*kurve nga koronavirusi ka arritur në 135. Aty thuhet se rastet me fatalitet kanë pasur sëmundje shoqëruese, por nuk jepen më shumë detaje.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga koronavirusi janë shëruar 157 pacientë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2,968.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm me COVID-19 në Kosovë, ka arriturnë 5,735, ndërkaq raste aktive vazhdojnë të jenë 2,632.

Ndërkaq, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njofton se 300 persona me COVID-19 persona po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare dhe në spitalet rajonale.

Në klinikat e QKUK-së, po trajtohen 163 pacientë me COVID-19, ndërkaq në spitalet rajonale janë duke marrë trajtimin 137 pacientë. Numri më i madh i pacientëve me COVID-19, që po trajtohen në spitalet rajonale është në atë të qytetit të Pejës, ku të shtrirë janë gjithsej 61 pacientë.

Prej tyre, 14 pacientë po asistohen nga respiratorët për të marrë frymë, 28 të tjerë po asistohen nga makina për frymëmarrje e njohur me shkurtesën CPAP, ndërkaq mbi 200 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Prej kësaj jave, në Kosovë është bërë e obligueshme mbajtja e maskës në ambientet e jashtme, por edhe të mbyllura, aty ku qytetarët nuk mund të mbajnë distancë fizike.

@tn.lajmelokale
@tetovanews