Ballina Shëndeti Këshilla Keni probleme me rrudhat? Benefitet e këtyre vajrave natyralë do t’ju habisin...

Keni probleme me rrudhat? Benefitet e këtyre vajrave natyralë do t’ju habisin (VIDEO)

Ndërsa vitet kalojnë, lëkura jonë fillon të pësojë ndryshime dhe të rrudhet. Pavarësisht produkteve të shumta që mund të gjenden, janë disa lloje vajrash që mund të kenë efekte të mrekullueshme mbi lëkurë.

Bright Side ka renditur disa lloje vajrash natyrorë që mund t’ju ndihmojnë për të luftuar rrudhat, pa qenë e nevojshme të shpenzoni shumë për produkte të shtrenjta, shkruan abcnews.al.

Vaji i avokados

Vaji i avokados është i pasur me acide yndyrore, yndyrna omega dhe vitaminë A, të cilat janë ushqyese për ëkurën. Jo vetëm që është një hidratues i shkëlqyeshëm, por vaji i avokados përmban minerale dhe antioksidantë që mbrojnë fytyrën tuaj nga rrezet ultravjollcë të diellit, që është dhe një nga shkaqet kryesore të rrudhave. Për të përdorur vajin e avokados, kombinoni 2 lugë vaj avokado dhe 3-4 pika vaj esencial të trëndafilit ose livando.

Vaj i limonit

Vaji i limonit përdoret për trajtimin e akneve dhe të kërpudhave. Është gjithashtu një vaj i përdorur në shumë produkte kundër plakjes për shkak të vetive të larta antioksiduese dhe antimikrobike që ai përmban. Për shkak se është një vaj shumë i përqendruar, vaji i limonit duhet së pari të hollohet me vaj ulliri ose kokosi.

Vaj livande

Era e livandës nxit relaksim total, dhe i njëjti efekt shihet edhe në rrudhat e imëta. Me një nivel të lartë të antioksidantëve, vetive antimikrobike dhe antibakteriale, vaji esencial i livandës bën mrekulli për puçrrat dhe rrudhat.
Kombinoni disa pika vaj esencial të livandës së pastër me vaj kokosi dhe përdoreni për lëkurën.

Vaj i farave të rrushit

Farërat janë të pasura me vitamina E, duke e bërë atë një vaj ushqyes për lëkurën tuaj. Aplikojeni direkt dhe masazhojeni derisa lëkura ta përthithë.

Vaj i karrotës

Vaji ka veti anti-inflamatore dhe antimikrobike si edhe anti-plakje. Ka nivel të lartë të antioksidantëve, i cili shërben dhe si një hidratant. Ashtu si vajrat e tjerë esencialë, vaji i karrotës duhet së pari të hollohet me një tjetër lloj përpara se ta aplikoni në lëkurë.

Vaj ulliri

Ullinjtë janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë, të cilët bëjnë mrekulli për rrudhat. Kombinojeni valin e ullirit ekstra të virgjër me disa pika lëng të freskët limoni (opsionale) dhe aplikojeni në fytyrë para se të flini. para se të shkoni për të fjetur. Megjithatë, duhet patur kujdes pasi llojet e lëkurës reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj çdo lloj vaji, prandaj është e rëndësishme të bëni një provë para se ta aplikoni në fytyrë. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews