Ballina Aktualitet Katër deputetë të VMRO-DPMNE-së i bashkohen LSDM-së, përmes Lubço Georgievskit

Katër deputetë të VMRO-DPMNE-së i bashkohen LSDM-së, përmes Lubço Georgievskit

Pakënaqësitë brenda VMRO-DPMNE-së nga rezultatet zgjedhore tashmë po dalin edhe në shesh. Katër deputetë të Mickovskit tashmë si duket kanë vendosur ta lëshojnë partinë. Ata nuk do të kalojnë direkt në LSDM, por në radhët e VMRO-PP, partisë së ish kryeministrit Lubço Georgievski, i cili tashmë është në koalicion me LSDM-në.
Partia e Georgievskit tani ka një deputet, Lupço Ballkovskin, kurse kryetari i degës së kësaj partie në Demir Hisar, Drage Pajka, paralajmëron se së shpejti do të kenë 5 deputetë, transmeton Gazeta Lajm.

“Përskaj të gjithave, deputetët e VMRO-DPMNE-së që u inkurajuan së paku në mënyrë diskrete të futen në biseda me VMRO-PP që të përkrahet rruga progresive e vendit tonë për integrim në botën demokratike meritojnë respekt. Në horizont po shihet sipas gjitha gjasave rritje e grupit parlamentar të VMRO PP-së me 5 deputetë. Do të jetë shumë interesante”, ka shkruar Pajka.

@tn.lajmelokale
@tetovanews