Ballina Aktualitet Kasami: Lëvizja Besa do ta thellojë fitoren e saj në krahasim me...

Kasami: Lëvizja Besa do ta thellojë fitoren e saj në krahasim me zgjedhjet e kaluara, partia e Ali Ahmetit të përgatitet për në opozitë (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin ”Zgjedhjet parlamentare 2020” në TV21 ka folur për fushatën zgjedhore të 15 korrikut. Ai ka theksuar se Besa ka pasur takime të shpeshta brenda fushatës, por jo me prani të madhe të qytetarëve, pasi pandemia Covid19 ka kufizuar praninë e njerëzve dhe se partia e tij ka respektuar në mënyrë të përpiktë protokolet e qeverisë për mbrojtje nga virusi Korona, shkruan Albanews24.

Kasami ka folur për koalicionin ‘Mundemi’ është koalicioni që karakterizohet për thyerrjen e barrierava nacionaliste dhe shpreh diversitetin e saj politik. Lëvizja Besa, sipas Kasamit, do të bëjë diferencimin e votave krahasuar me Besën e para katër viteve. Votat shqiptare për Lëvizjen Besa dhe koalicionin ”Mundemi” do të jenë prej 80-100 mijë votave.

I pyetur nëse Kasamit i mungojnë njerëzit e Alternativës, ish-bashkëpartiak të Lëvizjes Besa, ai është përgjigjur se nuk ndjen keqardhje për mungesën e tyre në parti sa i përket aspektit politik. /Albanews24/

@tn.lajmelokale
@tetovanews